Del nga kujdesi intensiv, Boris Johnson: U kam borxh jetën mjekëve dhe infermierëve

schedule10:01 - 12 Prill, 2020

schedule 10:01 - 12 Prill, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson duket se e kaloi me sukses betejën me koronavirusit. Kryeministri britanin në deklaratën e tij më të fundit ka thënë se i ka borxh jetën e tij stafit të NHS pasi e trajtuan për koronavirusin.

55 vjeçari Johnson falënderoi mjekët në spitalin St Thomas ‘në Londër, ku ai vazhdon të shërohet pasi kaloi tre net në kujdesin intensiv.

Në deklaratën e tij të parë publike që kur u tërhoq nga kujdesi intensiv të enjten, z. Johnson mbështeti mjekët që e trajtuan, duke thënë: “Unë nuk mund t’i falënderoj sa duhet. Unë u kam borxh atyre jetën time”.

Ndërkohë derri më tani në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën 9 875 persona dhe mbi 78 991të tjerë janë konfirmuar të infektuar.

Ndërsa ministrat e qeverisë britanike, vazhdojnë të nxisin njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë fundjavës së Pashkëve për të frenuar përhapjen e virusit, pavarësisht motit të ngrohtë dhe me diell në shumë pjesë të Britanisë së Madhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!