Del nga koma avokati Mëngjesi/ Prej 3 qershorit i shtruar në një spital në Athinë

schedule20:27 - 13 Qershor, 2024

schedule 20:27 - 13 Qershor, 2024

Pas 16 ditësh në gjendje të rëndë, avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga gjendja e komas.

Ai u trajtua fillimisht në spitalin e traumës në kryeqytet dhe prej 10 ditësh ndodhet në një spital privat në Athinë. Mësohet se mjekët grekë kanë bërë zgjimin e tij.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua fizikisht nga katër persona, tre prej të cilëve vijojnë të jenë në kërkim.

Ai ishte perfaqesues ligjor i 8 trashëgimtarëve të një prone në Tiranë, në procesin  gjyqësor të fituar në Shkallën e Parë dhe në Apel.

Por njëri prej trashëgimtarëve, pikërisht Dritan Nano i cili u shoqëruar nga Policia si organizator i dyshuar i dhunës, nuk pranoi respektimin e kontratës me studion ligjore për kryerjen e pagesës. .abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!