Del në treg makina më e shtrenjtë në botë: Pjesa e pasme mund të shndërrohet në set pikniku

schedule16:21 - 27 Maj, 2021

schedule 16:21 - 27 Maj, 2021

Makina e re më e shtrenjtë në botë është zbuluar sot nga Rolls-Royce.

Grand Tourer i konvertueshëm i Boat Tail prej 20 milion £ është i pari i një treshe ekskluzive limuzinash shumë të personalizuara.

Ai është porositur posaçërisht nga një çift i pasur me një dashuri të madhe  ndaj shampanjës së ftohtë.

Në kuvertën e pasme të automjetit është i vendosur një set për të darkuar, tavolina rrotulluese për kokteje me karrige të përshtatshme.

Prodhuesit britanik të makinave i janë dashur katër vjet për të hartuar dhe prodhuar në bashkëpunim me klientët të cilët dëshironin një makinë unike.

Kjo makinë ka një çmim prej 20 milion £. Është gjithashtu dyfishi i kostos së dy makinave të mëparshme të reja më të shtrenjta në botë. Arsyeja për shpenzimet e mëdha është se makina është projektuar me kosto të larta përbërëse.

Ajo është tepër luksoze, aq sa mund të përdoret edhe për piknik, duke shijuar çdo moment të kohës./abcnews.al