Del në shitje jahti i miliarderit rus, zbuloni shifrën marramendëse

schedule13:43 - 1 Tetor, 2022

schedule 13:43 - 1 Tetor, 2022

Jahti i miliarderit rus Igor Kesaev ka dalë në shitje për 29.5 milionë euro. Një ndërmjetës i jahteve luksoze me bazë në SHBA ka nxjerrë në shitje jahtin e gjatë prej 51.2 metrash, shkruan The Guardian.

Kesaev u sanksionua në prill nga Mbretëria e Bashkuar dhe BE në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, me BE-në që përmendi përfshirjen e tij në prodhimin e armëve ushtarake në Rusi, si dhe lidhjet me qeverinë ruse “dhe forcat e saj të sigurisë”.

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë sanksionuar Kesaev dhe Thesari i SHBA-së nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!