Del në ankand statuja e rrallë e Budës, pritet të kushtojë 1 milion €

schedule10:35 - 11 Qershor, 2023

schedule 10:35 - 11 Qershor, 2023

Një statujë e rrallë e Budës kineze e gjetur në një shtëpi në Francë pritet të arrijë në 1 milion euro në një ankand në Paris.

Ankandi do të mbahet të martën, më 13 qershor, i organizuar nga shtëpia e ankandeve Bonham, raporton Reuters.

Sipas kësaj shtëpie, është një statujë shumë e rrallë prej druri që besohet të jetë pjesë e një grupi dhe u krijua në shekullin e 12-të ose të 13-të gjatë dinastisë Jin.

Statuja është pak më shumë se një metër e gjatë dhe për herë të fundit iu shit një familjeje nga zona e Parisit në vitet 1930, të cilët nuk ishin në dijeni të vlerës së saj derisa thirrën një vlerësues. Ka vetëm disa statuja të tilla në botë dhe ato janë kryesisht në muze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!