Del në ankand makina e preferuar e Berlusconit

schedule09:59 - 2 Shtator, 2023

schedule 09:59 - 2 Shtator, 2023

Një nga makinat në koleksionin e ish-kryeministrit italian, një Maserati Quattroporte V8, do të dalë në ankand dy muaj e gjysmë pas vdekjes së tij.

Të ardhurat nga shitja e këtij Maserati në ankandin Modena Meets Milan më 2 shtator do të shkojnë për Qendrën Dino Ferrari për kërkime në trajtimin e sëmundjeve neuromuskulare, neurodegjenerative dhe cerebrovaskulare.

Maserati Quattroporte V8 iu dhurua Berluscionit në vitin 2004,  kur ai ishte Kryeministër i Italisë, nga Luca Cordero di Montezemolo,  në atë kohë kryetar i Ferrarit dhe Maserati.

Aktualisht nuk dihet çmimi fillestar i makinës, por sigurisht që do të tërheqë interesin e koleksionistëve italianë.

Së bashku me këtë, automjete të tjera që do të dalin në ankand më 2 shtator janë një skuter Honda X8R që i përkiste legjendës së MotoGP Valentino Ross , një motoçikletë Luca Marini si dhe një mori kostume garash, helmeta dhe doreza nga si Marco Melandri, Loris Capirossi dhe Andrea Dovizioso.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!