Del në ankand kostumi ikonik i John Travoltës në filmin “Ethet e së shtunës mbrëma”

schedule18:12 - 8 Prill, 2023

schedule 18:12 - 8 Prill, 2023

Kostumi i bardhë me jelek në të cilin aktori i njohur “theu” shumë zemra në vitet shtatëdhjetë do të dalë në ankand. Me titullin “Hollywood, klasik dhe bashkëkohor”, ai do të shitet në Beverly Hills, në shtëpinë e ankandeve Julien.

“Kostumi i Travoltës konsiderohet si një nga kostumet më ikonike në historinë e filmit. Është një nga dy të vetmit që dihet se është përdorur gjatë xhirimeve të filmit, duke përfshirë sekuencat e paharrueshme të kërcimit”, thuhet në njoftimin sipas shtëpisë së ankandeve.

Ndërkohë, ankandi do të mbahet në datat 22 dhe 23 prill.

Në të do të shfaqet edhe hanxhar i Harrison Ford nga filmi “Indiana Jones”, si dhe helmeta e Iron Man nga filmi “Captain America”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!