Një regjistrim i rrallë i John Lennon do të dalë në ankand në kryeqytetin danez Kopenhagen. Pjesa audio 33-minutëshe është regjistruar në 1970 kur ai kaloi një periudhë në Danimarkë me gruan e tij, Yoko Ono dhe vetëm disa muaj pasi Beatles njoftoi ndarjen e tyre.
Kaseta përmban një intervistë dhe atë që besohet të jetë një këngë e pa publikuar kurrë më parë. Shtëpia e ankandit vlerëson se mund të shitet midis 32,000-50,000 dollarë dhe ka të ngjarë të shkojë në një muze ose koleksionist.
Në Janar të vitit 1970, një grup nxënësish shkolle u nisën për të takuar muzikantin ikonik dhe për ta intervistuar për gazetën e tyre të shkollës. /abcnews.al