Del në ankand Ford GT Roadster i veçantë me një çmim marramendës

schedule12:01 - 10 Korrik, 2020

schedule 12:01 - 10 Korrik, 2020

Makina Ford GT Roadster do të dalë në ankand këtë muaj dhe pritet të ketë një çmim deri në 9 milion dollarë. Makina është ndërtuar nga Ford Advanced Vehicles në Slough, Angli dhe është një nga pesë modelet Roadster të ndërtuara ndonjëherë.

Është e vetmja makinë që ka garuar në “24 Hours of Le Mans” në vitin 1965 dhe një nga dy veturat që gjenden në dispozicion ditët e sotme. Ky model ka disa ndryshime në krahasim me Ford GT e tjerë origjinalë, siç janë radiatorët e montuar në anën e lubrifikantit të motorit.

Në vitin 1986 u ble nga Dean Jeffries, dhe mbeti në pronësi të kësaj familjeje deri në vitin 2013, kur Dana Mecum, themeluese e ankandeve Mecum, e bleu atë. Ishte GTC Mirage Racing që mori përsipër rregullimin e automjetit, për të marrë pjesë sërish në garat e Le Mans. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!