Coca-Cola dhe hamburger ishte menja e takimit të shumëdiskutuar në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Në takimin midis dy liderëve për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi kanë qenë të pranishëm dhe dy zyrtarët e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Zakonisht në takime të larta shërbehet vetëm ujë dhe nuk dihet pse në këtë takim është servirur edhe ushqim.
Gjithashtu në takimin e dy liderëve është vënë re se Vuçiç dhe Kurti nuk janë përshëndetur me njëri-tjetrin, duke shmangur kontaktin sy më sy./abcnews.al/