Rreth tre muaj nga shpallja e pandemisë globale të koronavirusit revista e njohur amerikane Forbes ka listuar vendet më të sigurta që kanë përballuar më mirë luftën me të këtë sëmundje.
Dhjetë vendet e para në listë janë Zvicra, Gjermania, Izraeli, Singapori, Japonia, Austria, Kina, Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut. Shqipëria është në vendin e 88-të, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e 145-të.
Studimi është bërë mbi bazën e parametrave të ndryshëm; efikasitetin e futjes së karantinës, monitorimin dhe zbulimin e të infektuarve, gatishmërinë e sistemit shëndetësor dhe efikasitetin e qeverisë.
Zvicra dhe Gjermania renditen në vendin e parë dhe të dytë për shkak të qëndrueshmërisë së ekonomisë së tyre, por edhe falë marrjes në mënyrë më të kujdesshme të masave dhe qasjes në ekonomi, pa sakrifikuar shëndetin dhe sigurinë publike, thuhet në studim./abcnews.al