Del imazhi i parë satelitor i shpërthimit të digës Kahovka

schedule14:22 - 6 Qershor, 2023

schedule 14:22 - 6 Qershor, 2023

Fotot e para që tregojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga shpërthimi i digës Kakhovka, e cila mban 18.2 miliardë metra kub ujë, në rajonin lindor të Ukrainës, Kherson, janë bërë publike.

Imazhi satelitor i siguruar nga BBC tregon dëme të shumta në pjesën qendrore të digës dhe në një pjesë të ndërtesës së hidrocentralit në bregun lindor të lumit Dnipro.

Shqetësimi në të njejtën kohë ekziston, jo vetëm për centralin bërthamor të Zaporizhizhia por edhe për komunitetet e tjera që do të preken nga shpërthimi i digës dhe do të përballen me kërcënimin e përmbytjeve të mëdha.

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, rreth 80 qytete dhe fshatra mund të preken. Një hartë e publikuar nga BBC tregon vendet në rajonin Kherson që janë prekur nga përmbytjet.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëra-tjetrën për shpërthimin e Nova Kakhovka  një hidrocentral i prodhuar për të furnizuar me ujë rajonin e aneksuar të Krimesë dhe termocentralin bërthamor të Zaporizhia, më i madhi në Europë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!