Sergio Aguero do të largohet në fund të sezonit nga Manchester City pas 10 sezonesh në “Etihad Stadium”, ku u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe një nga legjendat e këtij klubi.
Argjentinasi dëshiron të qëndrojë ende në Europë dhe disa klube i duan shërbimet e tij, duke u tunduar edhe nga fakti se mund ta sigurojnë me parametra zero.
Barcelona është destinacioni më i mundshëm për të, teksa nga ajo që raporton Sky Sport, kanë nisur kontaktet e para konkrete mes klubit katalanas dhe agjentëve të Agueros.
Miqësia me Leo Messin e shtyn sulmuesin të bashkohet me klubin blaugrana, teksa edhe “Pleshti” duket se ka vendosur të qëndrojë në Barcelonë dhe të rinovojë kontratën, që përfundon në fund të qershorit. /abcnews.al