Del fotoja, ishte në kërkim, por lëvizte i qetë, plagosi dy shokët për një gërvishtje makine

schedule22:46 - 24 Korrik, 2021

schedule 22:46 - 24 Korrik, 2021

“ABC” ka siguruar foton e Aldo (Iamandi) Gjinit, autorit të plagosjes së dyfishtë mbrëmjen e sotme në Tiranë për një gërvishtje makine. 31 vjeçari lëvizte i lirë në Shqipëri ndërkohë që ishte në kërkim për tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake nga EUROPOL.

Gjini në 24 nëntor të vitit të kaluar në Remich te Luksemburgut ka tentuar që të vrasë një person, por shënjestra arriti që të shpëtonte, ndërsa 31-vjeçari u arratis duke u kthyer në atdhe.

Autoritetet në Luksemburg e konsiderojnë shqiptarin “jashtëzakonisht të rrezikshëm”. Në 11 shkurt të këtij viti u lëshua urdhër arresti ndërkombëtar. Një të shkuar kriminale, i riu ka edhe në Itali ku në 2016 është arrestuar për drogë.

Por si nisi sherri sonte?

Nga të dhënat e para nga grupi hetimor, “ABC” mëson se dy të plagosurit që janë shokë mes tyre u konfliktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

Gjoka 32 vjeç ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa Marashi 28 vjeç u qëllua në gjoks. Dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa Marashi është në gjendje të rëndë për jetën./ Abcnews.al