HBO ka publikuar një pamje të parë nga xhirimet e serialit të saj të ri “The Palace”, ku luan aktorja fituese e çmimeve Kate Winslet.
Seriali i ri “tregon historinë pas mureve të pallatit të një regjimi autoritar”. Skenari është shkruar nga Will Tracy dhe një ekip skenaristësh duke përfshirë Jen Spira, Sarah DeLappe dhe Gary Steingart.
Drejtuar nga Stephen Friars dhe Jessica Hobbs, në film luajnë Matthias Senerts, Guillaume Gallien, Andrea Riseborough, Martha Plimpton dhe Hugh Grant së bashku me Winslet. Sipas Deadline, xhirimi është duke u zhvilluar në Austri dhe do të vazhdojë në MB./abcnews.al