Është publikuar fotoja e oficerit të operacionales të përfshirën në trafikun e drogës, që u arrestua këtë të shtunë.
Personi në foto është 38-vjeçari Ervis Shkurta, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
(Ervis Shkurta)
Shkurta prej kohësh ishte i lidhur me grupet kriminale që merrej me trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në operacionin e së enjtes ku antidroga arrestoi 3 të rinjtë, Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që prisnin për të marrë kokainën që të largohen me shpejtësi.
Emri i tij ka dalë pas zbërthimit të celularëve ku agjentët kanë gjetur biseda mes të arrestuarve me një person me emrin ‘Visi i Pazarit’.
Ky i fundit lidhej me një numër anglez në aplikacionet celulare me të arrestuarit ku komunikonin për mallin dhe shumat e lekëve.
Ndërkohë vijojnë kontrollet për gjetjen e celularit me numër anglez të Ervis Shkurtës. Ndërsa kërkim është shpallur edhe një tjetër person si i përfshirë në skemën e trafikut të drogës.
/abcnews.al/