Del dokumenti sekret, OBSH akuzon Kinën për përhapjen masive të koronavirusit

schedule02:52 - 3 Qershor, 2020

schedule 02:52 - 3 Qershor, 2020

Gjatë gjithë janarit, Organizata Botërore e Shëndetit e lavdëroi publikisht Kinën për reagimin e shpejtë pas shpërthimit të koronavirusit, për ndarjen e menjëhershme të hartës gjenetike të virusit dhe tha se puna dhe përkushtimi i saj për transparencë ishin “shumë mbresëlënëse”.

Por “Asociated Press” shkruan se prapa kësaj skene ishte një histori shumë e ndryshme, që ka të bëjë me zhgënjimin e zyrtarëve të OBSH-së nga Pekini, pasi ata i kishin kërkuar informacion të nevojshëm për të luftuar përhapjen e COVID-19 dhe nuk kishin marrë përgjigje.

Në 5 janar të vitit 2020, pasi u mbështet në fjalët e Pekinit zyrtar, OBSH deklaroi se nuk ekzistonte rreziku i transmetimit nga njeriu tek njeriu. Por realiteti ishte krejt ndryshe: koronavirusi u përhap me shpejtësi të madhe.

Hetimi i ‘AP’ përqendrohet pikërisht në këtë pikë: OKB dhe agjensitë e saj nuk kishin fuqi të mjaftueshme për të kërkuar informacionin e nevojshëm nga vendet anëtare.

Sipas hetimit të ‘AP’, vonesat dhe paaftësia krijoi probleme për OBSH. Nga ana tjetër, është pikërisht sjellja e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dy fuqive kryesore, që shtron pyetje dhe kritika. Dhe për të çuar në kërkesën për hapje më të madhe të të gjithëve ndaj fuqisë hetimore të Gjenevës.