Ministrja Elisa Spiropali u shpreh në Abcnews se për zgjedhjet e 2021, Partia Socialiste do të ndërtojë një ekip fitues për zgjedhjet e ardhshme për të shkuar te mandati i tretë. “Ne besojmë se do të bëjmë ekipin më të mirë këtë radhë, të pastër me integritet, edhe me besim, elektorat dhe vizion për të ardhmen tonë. Kriminalizimi i PS-së është një përrallë e treguar dhe përsëritur në mënyrë strategjike nga kundërshtarët tanë për të nxirë PS-në në pamundësi për t’i mundur, për të helmuar mjedisin politik.
Cdo forcë duhet të bëjë një kontroll të kandidatëve sa mundësi ka, ne nuk jemi as polici dhe as prokurori. Ne kërkojmë që të gjithë të plotësojnë formularin e dekriminalizimit, të jenë me integritet. Duhet të thotë të vërtetën, ndryshe përballet me SPAK-un dhe prokurorinë. Kjo vlen për PS, PD, LSI, etj” tha ai.
Por si do të funksionojë platforma për zgjedhjen nga baza? “Do të ketë një mënyrë si do të prezantohen detajet. Do të jetë e ndarë në tre faza nga shtatori në janar. Si drejtuesit e qarqeve, si deputetët janë në proces të vazhdueshëm. Ne nuk mbledhim anëtarësinë për ta pyetur njëherë në Hënë” tha ajo duke ‘thumbuar’ PD-në.
E pyetur përqind do të hapen listat, Spiropali tha se “Ndryshimet kushtetuese vetëm sa përcaktojnë kornizën. Aty thuhet të paktën 75% e listës, por mund të jetë edhe 100%. Presim të ulemi në Këshillin politik dhe Kuvend për të bërë ndryshimet për të sanksionuar mënyrën. Besoj se edhe nga fjalimi i kryetarit ne e kemi deklaruar që jemi gati të dalim të gjithë aty në fletë votimi të përballemi me elektoratin.
Ne bëjmë sondazhe, pyesim njerëzit dhe e dimë se cfarë duan, do të marrim vendimin më të mirë. Të gjithë do të përballemi me elektoratin. Nuk kemi bërë gjithcka që do të donim, por shumë rrugë drejt Shqipërisë Europiane” tha ajo./ d.b/abcnews.al

