Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për emërimin e Arben Kingjit si shef i Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare.
Lexo edhe: Presidenti Begaj dekreton shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura
Në një postim në Twitter, ajo thotë se SHBA mezi pret të punojë me Kingjin për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak të dy vendeve.
Reagimi i plotë:
Urime BG Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe në mbarë botën. /abcnews.al