Dekorimet për festat/ Pema, Babagjyshi dhe dritat simboli i Krishtlindjes

schedule14:14 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 14:14 - 10 Dhjetor, 2023

Jemi në periudhën më të bukur të vitit, në dhjetorin magjik të dritave shumëngjyrëshe, në muajin e festës që na bën bashkë të gjithëve. Me kalimin e viteve kremtimi i krishtlindjeve dhe vitit të ri ka ndryshuar, kartolinat ua kane lënë vendin urimeve virtuale, por ajo që vazhdon të ruhet si simbol i këtyre festave është bredhi dhe dekorimi i shtëpive.

Sipas traditës pema e Krishtlindjeve vendoset në datën 6 dhjetor, por vitet e fundit kjo ka ndryshuar, duke e vendosur më herët.

“E kemi vendosur më herët, për shkak se fëmijët kanë dëshirë dhe gëzojnë”.

Të përfshirë në atmosferën e festave të shumtë janë qytetarët që nuk kursehen në shpenzimet e dekorit.

“Do të shpenzoj deri në 200 mijë lekë. Po shikoj të blej edhe zbukurime të tjera, kam pasur disa nga vjet, por më pëlqen edhe t’i ndërroj”.

Preferencat janë gjithnjë të ndryshme, por cilat, janë tendencat e këtij viti me dekorin e krishtlindjeve dhe vitit të ri?

“Ngjyra e kuqe, klasikja, e kombinuar me jeshilen janë gjithmonë më të kërkuarat edhe për këtë vit. Por kemi gjithashtu edhe shampanjën”, tha shitësja Anxhela Bebo.

Perveç pemës se Krishtlindjeve, pjesë të dekorit përfshihen edhe aksesorë të tjerë.

“Preferojnë aksesorë të ndryshëm, kryesisht babagjyshë”, shtoi ajo.

Nga një vëzhgim në treg, një bredh artificial me gjatësi 2 metra e 40 cm shkon deri me 29 mijë lekë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!