’Dekorata e Dumanit, ngjarje shumë e rëndësishme’/ Çupi: Berisha, një fantazëm që kërcënon njerëzit që mban rrotull

schedule19:08 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 19:08 - 10 Dhjetor, 2024

Analisti Frrok Çupi e cilësoi si një ngjarje shumë të rëndësishme dekoratën e kreut të SPAK, Altin Dumanit. Sipas tij, Shqipëria për pak vite do të jetë në BE dhe se ajo që ndodhi me Dumanin është një mënyrë për të rrethuar kriminelët e mëdhenj në Shqipëri.

“Më lejoni t’ju them që është një ngjarje e rëndësishme për ne, shtetin, zhvendosjen e orientimit të shtetit tonë. Qartë u pa qëndrimi i Dumanit, ndodhet me përfaqësues të vendeve shumë të prapambetur, ne po shkonim për në Nepal, nuk kishim asnjë orientim drejt Europës. Tani ne kuptojmë që duhej reforma në drejtësi, duhej një karakter, formim si Dumani për të bashkëpunuar me miqtë të tij. Krahas me dekoratën e Altin Dumanit, Shqipëria për pak muaj pret seancën e dytë me Komitetin e BE dhe shumë pak vite presim të jemi anëtar të BE. Për dy bosët e krimit që janë zoti Berisha dhe Meta, që të dy janë në objektivat dhe në lentet e diplomacisë, strategjisë së perëndimit për shkak të dëmeve shumë të mëdha që i kanë bërë këtij vendi dhe demokracisë së zhvilluar perëndimore. Ajo që ndodhi me Dumanin është një mënyrë për të rrethuar kriminelët e mëdhenj në Shqipëri.”

Lidhur me protestën e lajmëruar nga PD në datën 23 dhjetor, Çupi u shpreh se nuk përbën kërcënim dhe se Berisha është një fantazëm që kërcënon vetëm njerëzit që mban rrotull.

“Është një kërcënim po nuk kanë vlerë. Berisha është realisht një fantazëm që kërcënon pjesën vulgare të njerëzve që mban rrotull. Gjithçka bën tani është një fyerje për qytetarët që tashmë e dinë kush është Berisha, Meta, Dumani, perëndimi. Janë kërcënime që nuk çojnë asgjëkundi po mbajnë në jetë budallenjtë që mban Berisha rrotull.“ / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!