Dekonspirim për urdhër arrestet e SPAK? Hoxha: Jemi ende larg kokës, hetimet u vonuan

schedule12:57 - 16 Nëntor, 2022

schedule 12:57 - 16 Nëntor, 2022

Gazetari i Abc News, Artan Hoxha ka thënë se operacioni i sotëm i arrestimeve për inceneratoritn e Fierit nuk është dekonspiruar.

Në Abc Live me gaztearen Sibora Bitri, Hoxha tha se të kërkuarit kishin kohë të jaftueshme për t’u larguar nga vendi, pasi pati vonesë të madhe në hetime.

Sipas Hoxhës, personat për të cilët u lëshuan urdhër arreste sot kanë përgjegjësi minimale në krahasim me fajtorët e vërtetë.

“Kjo historia me dekonsipirmin… nëse vendimi i gjykatës është marrë dje mbasdite dhe ata kanë ikur në orët e para të mëngjesit atëherë kemi të bëjmë me dekonspirim. Në rastin konkret nuk është dekonspirim. Personat i kemi parë në ekran, kanë dalë dhe kanë dëshmuar përballë komisionit hetimor në parlament. Ne i pamë, ishin aty. Dhe ne pamë se mbasi këta dhanë deklarimet, pamë kryeministrin si i mbrojti. Këtyre personazheve, pavarësisht përgjegjësisë që kanë ata, që unë mendoj se mbetet minimale krahasuar me fajtorët e vërtetë. Jemi ende shumë larg kokës, jemi duke u marrë me të tjerë personazhe.

Këta që nuk janë kapur sot kanë patur gjithë kohën e nevojshme të vendosin nëse do të përballen me drejtësinë apo të ndjekin procesin në mungesë nëpërmjet avokatëve. Shikoni ratsin e Alqi Bllakos, ai vendosi të largohej e sot është në burg. Doli nja 40 ditë e më pas u rikthye në burg. Ata kanë dalë nga pikat e kalimit kufitar dhe kjo është e vërtetuar. Kanë dalë legalisht. Kjo vonesë që u bë gjatë hetimit të kësaj çështje u la kohën e duhur për tu larguar”, tha Hoxha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!