Rahem Sterling kaloi tre sezone te Liverpool përpara transferimit te Manchester City në korrikun e vitit 2015. 25-vjeçari është rritur shumë që nga ajo periudhë dhe është kthyer në një nga lojtarët kyç të skuadrës së Pep Guardiolës.
Sulmuesi anglez tregohet i sinqertë në një bisedë virtuale me tifozët të organizuar nga agjentët e tij. Sterling pranon lidhjen e fortë me Liverpool, deklaratë që do pëlqehet shumë nga tifozët e zjarrtë të “The Reds”.
“E pranoj që kam mbetur i lidhur me Liverpool, i dua shumë. Është një klub që më ka ndihmuar shumë të rritem, Liverpool do të qëndrojë gjithmonë ne zemrën time”, deklaron Rahem Sterling. /abcnews.al