Deklaratat e Ramës, politologu: Ne nuk jemi Anglia, ja çfarë rrezikojmë nga presioni ndaj BE

schedule20:40 - 16 Tetor, 2021

schedule 20:40 - 16 Tetor, 2021

Pafuqia për  të liberalizuar vizat për shqiptarët e Kosovës dhe për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë, ndihet pikërisht në tentativat për forma të tërthorta presioni kundrejt fuqive të mëdha. Kështu deklaratat e kryeministrit shqiptar ku shpreh zhgënjimin e madh ndaj BE për pritjen e gjatë, si dhe bën akuza për dyfytyrësi dhe “përkëdhelje” të Serbisë, mund të kenë sipas politologut Ermal Hasimja pasoja afatgjata.

Në mungesë të përmbushjes të kushteve si “pajë” për krushqit e Europës së Bashkuar, retorikat me tone nacionaliste a patriotike, do të shtonin radhën e pritjes për shqiptarët, apo risku mund të ishte edhe më i lartë.

Edhe pse Rama akuzon vendet fqinje jo anëtarë në BE se kanë marrë peng integrimin e shqiptarëve , jo rastësisht Presidentja e KE,Ursula von der Leyen në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, këtë fundshtatori e ritheksoi nevojën për paqe e dialog në rajon dhe uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!