Deklaratat e Cameron dhe arrestimi i politikanit serb, Ibishi: Britania, mbështetëse e madhe për Kosovën!

schedule16:19 - 4 Janar, 2024

schedule 16:19 - 4 Janar, 2024

Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në “ABC”, eksperti i Çështjeve të Sigurisë, Nuredin Ibishi foli për situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë duke u ndalur edhe tek komentet e ministrit të Jashtëm serb pas deklaratave të Cameron, pasi ky i fundit shprehu mbështetjen për Kosovën.

Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se Serbia po ballafaqohet me probleme të shumta në forcat e sigurisë.

“Mendoj që me rëndësi është partneriteti, por edhe mbështetja financiare e vendeve. Duhet veçuar se kontigjenti i europian është i vendosur në Veri të Kosovës. Reagimi i lidershipit serb, i ministrit të jashtëm serb është i mirëpritur, pasi e pamë se nuk arritën atë çfarë donin edhe në rastin e Banjskës, dhe nuk mund të pranojë mbështetje të tillë për Kosovën. Por ne duhet vetëm të bëjmë punën tonë që sanksionet të hiqen. Nga ana e saj Serbia po ballafaqohet me probleme të shumta në forcat e sigurisë. Shërbimi i detyrueshëm është vendosur vetëm për këtë arsye, pasi ka pasur edhe largim nga Forcat e Armatosura. Normal që do të merren vendime të tilla nëse nuk kanë kapacitete cilësore”, tha ndër të tjera ai.

BIA arreston politikanin serb;

Nuredin Ibishi: Ai është përkohësisht në spitalin ushtarak. Deklaratat e tij binin ndesh me politikën aktuale serbe. Është keqtrajtuar rëndë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!