Deklaratat dhe postimet në rrjetet sociale, e pësojnë Duro e Munishi

schedule12:18 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 12:18 - 16 Dhjetor, 2020

Klodian Duro dhe Ismet Munishi mund të dënohen nga Komisioni i Disiplinës pranë FFK. Për trajnerët e Feronikelit dhe Ballkanit ka nisur procedimi nga organi disiplinor dhe të dy duhet të japin deklarata shtesë, para marrjes së vendimit.

Munishi, pas humbjes me Prishtinën nuk u përmbajt me postimet në rrjetet sociale dhe rrezikon të dënohet për shkelje të Kodit të Sjelljes. Më pas tekniku i skuadrës nga Suhareka kërkoi falje, por tani rrezikon dënimin.

Sa i takon Klodian Duros, në një studio televizive ai u shpreh se Drita kryesuese po mbështetet nga arbitra, kurse Prishtinës kohëve të fundit po u jap shumë penallti. Deklarata e tij konsiderohet shpifje dhe ofenduese, ndaj pritet një vendim nga Komisioni i Disiplinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!