Deklarata shokuese, Armstrong: Kur përdora doping për herë të parë

schedule10:59 - 19 Maj, 2020

schedule 10:59 - 19 Maj, 2020

Lance Armstrong, çiklisti që u njollos nga akuzat për përdorim dopingu, është rrëfyer në një dokumentar i ESP, që do të publikohet më 24 maj. The Sun dhe Marca kanë nxjerrë copëza të tij dhe ai flet edhe për përdorimin e substancave të ndaluara.

Armstrong, në vitin 1996 u diagnostikua me kancer në testikuj dhe rrezikoi jetën. Gjithsesi në fund ia doli të shpëtonte dhe më pas themeloi edhe një fondacion për të ndihmuar ata që shpëtojnë nga kanceri. I pyetur nëse përdorimi i dopingut ka lidhje me sëmundjen e kaluar, Lance nuk di të japë një përgjigje të saktë.

“Nuk mund ta di me siguri nëse nga ndonjë lidhje mes dopingut dhe kancerit, por sigurisht nuk mund ta përjashtoj. E vetmja gjë që mund të them është se hera e vetme që kam përdorur hormonin e rritjes, ka qenë në vitin 1996. Në sezonin tim të parë si profesionist po merrja kortizon, por EPO ishte nivel tjetër”.

“Hera e parë që kam përdorur substanca? Mendoj se rreth moshës 21 vjeç. E dija se çfarë po ndodhte. Unë gjithmonë pyesja, gjithmonë e dija dhe gjithmonë i merrja vendimet e mia vetëm”, është shprehur Armstrong, i cili në vitin 2012 u përjashtua përjetë nga garat e çiklizmit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!