Presidenti rus, Vladimir Putin ka pohuar se Rusia do të arrijë objektivat e saj ushtarake në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, të cilat, thotë ai, do ta bëjnë jetën e banorëve atje më të mirë, duke iu rikthyer normalitetit.
Duke folur në një takim në Kremlin që promovon Rusinë si token e mundësive, Putini tha se Moska ishte detyruar të fillonte një “operacion ushtarak” në Ukrainë për shkak të “tragjedisë” që po ndodhte në Donbas.
“E thashë që në fillim, qëllimi i këtij operacioni është të ndihmojmë njerëzit tanë që jetojnë në Donbas”, tha presidenti rus, shkruan BBC.
Duke iu drejtuar një vajze që iu bashkua takimit nga Sevastopoli në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014, Putini tha:
“Ne do të veprojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe do të sigurohemi që jeta atje gradualisht do të bëhet normale, do të ndryshojë për mirë ashtu siç i ndodhi me jetën tuaj tuaj, në Sevastopol.”
Putini e ka traditë të përdorë rregullisht përvjetorin e aneksimit të Krimesë për të theksuar dashurinë e madhe që për atdheun./abcnews.al/


