Deklarata e Yuri Kim, Rakipi: Ambasadorja ndoshta nuk e di që shqiptarët flamurin amerikan e mbajnë në shtëpi

schedule21:05 - 2 Mars, 2020

schedule 21:05 - 2 Mars, 2020

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, reagoi menjëherë pas tubimit të presidentit të Republikës, duke u shprehur se mbështet manifestimet paqësore, por se ishte surprizuar nga përdorimi i flamurit amerikan në këtë manifestim.

Gazetari Ylli Rakipi, i pyetur nga gazetarja Mirela Milori në Abc News, lidhur me këtë deklaratë, u shpreh se ndoshta ambasadorja ende nuk e ka mësuar se shqiptarët e duan aq shumë flamurin amerikan, sa e mbajnë rregullisht në banesat e tyre.

“Ambasadorja ka pak ditë që ka ardhur dhe nuk e di që ne shqiptarët,  përpara flamurit shqiptar, marrin flamurin amerikan, që nga viti 1990.  Ambasadorja nuk ka pse të trembet, se ne flamurin amerikan e përdorim shumë, atë të BE-së, jo edhe aq shumë. Këtu pëshembull ka edhe shtëpi që mbajnë flamurin amerikan. Ne e duam Amerikën dhe Amerika duhet të na dojë, që ne të jemi një vend demokratik, dhe jo të dojë vetëm stabilitetin dhe të dashurohet një herë me  Sali Berishën dhe më pas me  Edi Ramën” tha Rakipi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!