Deklarata e presidentes së re/ NATO: Maqedonia e Veriut përfaqësohet në Aleancë me emrin Kushtetues

schedule12:58 - 14 Maj, 2024

schedule 12:58 - 14 Maj, 2024

“Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s me emrin e saj Kushtetues dhe përfaqësohet në Aleancë me atë emër”, kështu ka thënë një zyrtar i NATO-s, duke iu përgjigjur deklaratës së presidentes së re të RMV- Gordana Silianovska, e cila në ceremoninë e betimit përdori termin “Maqedoni”.

I pyetur për ngjarjen, në deklaratën zyrtare nga NATO, është vënë në dukje se marrëveshja e Prespës i hapi rrugën Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO dhe kontribuoi në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë të rëndësishme për t’u mbajtur mes aleatëve.

“Maqedonia e Veriut është një aleat i vlefshëm i NATO-s dhe kontribuon ndjeshëm në sigurinë tonë kolektive. Kjo përfshin trupat e dislokuara në misionin tonë të KFOR-it në Kosovë, misionin këshillues dhe për ndërtimin e kapaciteteve në Irak, dhe grupet luftarake shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani. Marrëveshja e Prespës i hapi rrugën Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO dhe kontribuoi në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë të rëndësishme për t’u mbajtur midis aleatëve. Maqedonia e Veriut iu bashkua Aleancës me emrin e saj kushtetues dhe përfaqësohet në NATO me atë emër”, thuhet më tej në reagimin zyrtar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!