Deklarata e presidentes Osmani/ Analisti: Situata në Kosovë I konvenon armiqve, kostoja që do të paguajmë është e madhe

schedule17:45 - 21 Nëntor, 2024

schedule 17:45 - 21 Nëntor, 2024

Deklarata e presidentes Vjosa Osmani lidhur me partneritetin e Kosovës me vendet e tjera, ishte një “vërejtje” e hapur nga kryeministrit Kurti.

Analisti Safet Gërxhaliu, i ftuar në studion e “Balkan Update” u shpreh se kjo deklaratë ishte e vonuar dhe se situate e deritanishme në Kosovë i konvenon më tepër armiqve sesa interesave të qytetarëve kosovarë.

“Situata e krijuar në Kosovë I konvenon më shumë armiqëve të saj. Reagimi sot i presidentes është i vonuar sepse ajo me heshtjen e vet nuk ka reaguar. Të cenosh raportet me SHBA, vendet europiane , të përdorësh një gjuhë denigruese, këtë e sheh vetëm në Kosovë. Sot perspektiva europiane dhe mbi të gjitha siguria kërkon partneritet me aleatët. Arroganca me SHBA mund të ketë koston e vetë , politikanë amator nuk janë duke e kuptuar dhe fjala “bixhoz” dhe “lojë me partnerët” është fjala e duhur. Ka qenë vetë Osmani që ka pasur adresime dhe nuk e kanë ngritur si shqetësim, qytetarët e kanë vërejtur. Kosova duhet të jetë e bashkërreshtuar me miqtë europian. Është një alarm për qytetarët, për qeveritarët e Kosovës. Zgjedhjet e shkurtit janë vendimtare dhe nëse vazhdon të mbështetet individi dhe jo programi, do të jetë problem.”

Gjithashtu, analisti u ndal mbi deklaratën se Kosova ka bërë hapa pas dhe ky katërvjeçar “është i humbur” për të, Gërxhaliu e komentoi se kostoja që do paguajë Kosova do të jetë e madhe dhe se heshtja e presidentes ka qenë më e dëmshme se vendimet e qeverisë.

“Shumë herë kemi adresuar kritika ndaj qeverisë aktuale, është përdorur një promovim partiak sesa interesi I qytetarëve. Kosovën e ka izoluar dhe armiqtë I ka faktorizuar. Arroganca e pushtetit na ka sjellë në këtë situatë dhe kemi humbur 4 vite ku ka pasur ndryshime gjeopolitike në rajon dhe botë. Kostoja që do paguajë Kosova do të jetë shumë e madhe. Heshtja e presidentes ka qenë më e dëmshme se vendimet e qeverisë. Ajo karrige ka peshën e vetë, por Kosova është sot siç ju konvenon armiqve të vet.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!