Deklarata e papritur e Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkatërrojë Google Search dhe Amazon

schedule14:24 - 23 Maj, 2023

schedule 14:24 - 23 Maj, 2023

Inteligjenca artificiale do të sjellë trazira të mëdha në të ardhmen e afërt sipas Bill Gates, në atë masë që kompanitë si Google dhe Amazon nuk do të jenë më të njëjtat.

Duke folur në një event të Goldman Sachs dhe SV Angel në San Francisko mbi temën e inteligjencës artificiale (AI), e cila tremb gjashtë në 10 amerikanë, Gates argumentoi se ndikimi i një asistenti personal të ardhshëm të pajisur me AI do të jetë aq i thellë sa që i pari një kompania që e zhvillon atë do të ketë një avantazh ndaj konkurrentëve.

Sipas Gates, ndikimi i inteligjencës artificiale mund të ndryshojë rrënjësisht sjelljen e përdoruesit. “Kushdo që të fitojë asistentin personal, do të jetë një punë e madhe, sepse nuk do të shkoni më në një faqe kërkimi, nuk do të shkoni më në një dyqan online, nuk do të shkoni më në Amazon”, tha ai.

Parashikimi i Gates për asistentin e ardhshëm personal dixhital

Asistenti personal i pajisur me AI që do të zhvillohet do të jetë në gjendje të kuptojë nevojat dhe zakonet e njerëzve dhe t’i ndihmojë ata “të lexojnë gjërat që nuk keni kohë t’i lexoni,” tha ai, duke vënë në dukje se shanset janë të ndara që ose do të jetë një startup apo një gjigant teknologjik ky fitues i ardhshëm i inteligjencës artificiale. “Do të isha i zhgënjyer nëse Microsoft nuk do të hynte atje”, tha Gates. “Por unë jam i impresionuar me disa startup, duke përfshirë Inflection”, shtoi ai, duke iu referuar startup-it Inflection.AI, i cili u bashkëthemelua nga ish-ekzekutivi i DeepMind, Mustafa Suleiman.

“Do të duhet pak kohë përpara se ky asistent i fuqishëm i ardhshëm dixhital të jetë gati për përdorim të gjerë”, tha Gates. Deri atëherë, kompanitë do të vazhdojnë të përfshijnë të ashtuquajturat teknologji riprodhuese të AI në produktet e tyre, të ngjashme me ChatGPT të njohur të OpenAI./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!