Liverpool-in e pret një kalendar ‘ferri’. Pas shortit të EFL Cup, të hedhur ditën e martë, ‘The Reds’ do të ndeshen kundër Aston Villa-s në 17 dhjetor. Ditën e nesërme të besuarit e Klopp do të luajnë gjysmëfinalen e vlefshme për Fifa World Club në Katar, pra 2 ndeshje në 2 kontinente të ndryshme brenda 48 orëve.
Trajneri gjerman e ka marrë me shumë sportivitet, duke deklaruar për mediat pas fitores kundër Genk në Champions: “I kemi kërkuar Aston Villa-s nëse mund të vijnë në Katar për ta luajtur atje ndeshjen. Ne duhet të marrim një vendim sa më shpejt që të jetë e mundur se si do ti përballojmë sfidat. Ne i respektojmë kompeticionet. Duam të luajmë në EFL , por në World Club Cup luan vetëm nëse fiton Champios League, kjo nuk ndodh pesë milionë herë.
“Situata në Champions? Tani jemi në krye të grupit. Ndeshja shkoi mirë, fituam një ndeshje të vështirë por, më e rëndësishmja nuk u dëmtua asnjë lojtar. Duhet të kemi besim dhe të shikojmë përpara pasi na presin sfida të vështira.”- mbyll Jurgen Klopp. Këtë të dielë Liverpool luan kundër Manchester City-t në ‘Anfield’, ku synon të thellojë diferencën nga vendi i dytë që mbahet pikërisht nga City. /abcnews.al