Kreu i SPAK Arben Kraja ka komentuar deklaratat e ish Drejtorit të Policisë së Sjhtetit, Gledis Nano në lidhje me dekonspirimin e operacioneve të policisë.
Kraja u shpreh në RTSH se masat e vendosura gjatë operacionit “Plumbi i Artë” nuk u realizuan të gjitha pasi diçka nuk ka shkuar mirë. Megjithatë, ka përjashtua mundësinë që të ketë pasur rrjedhje informacioni nga ana e SPAK.
Lexo edhe: Inceneratorët, Arben Kraja: SPAK ka nën hetim ministra dhe deputetë
“Masa nuk u realizuan të gjitha për t’u kapur. Diçka nuk ka shkuar mirë. Forcat e policisë nuk kanë arritur t’i gjejnë një pjesë të tyre.
Nuk ka pasur asnjë rrjedhje nga SPAK. Jam shumë i sigurt për këtë. Nga pikëpamja e zbatimit të ligjit ka një problematikë. Por nga pikëpamja e procesit. Për ne nuk ka asnjë problem. Çështja vazhdon”, tha ai. /abcnews.al