Deklarata e Mitsotaiks, polemisti Vasili: Po kërkon të gjendet gjuha e përbashkët

schedule21:44 - 14 Mars, 2024

schedule 21:44 - 14 Mars, 2024

Polemisti Laert Vasili komentoi deklaratën e fundit të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, ku tha se janë shfajësimi dhe jo kërcënimi, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë greke po kërkon të gjendet gjuha e përbashkët.

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, ndër të tjera Vasili tha se nëna e Mitsotakis është shqiptare dhe kjo është pohuar nga vetë babai i Kyriakos.

“Unë e flas gjuhën e nënës sime, ndryshe nga gjuha e Kyriakos që nuk flet gjuhën e nënës së tij. Deri në 5 vjeç unë kam ditur vetëm greqisht. Kyriakos di vetëm greqisht, gjuha e nënës së tij është arbërore. I ati i vetë thotë ‘Marika është arbanitase’. Thotë që është kokëfortë, sypatrembur.

Kyriakos të lejojë kandidatë që flasin gjuhën e nënës së tij në Greqi, unë se kam problem ta përqafoj dhe puth në ballë.

Për sa kohë ti i hidhëruar, tradhtuar nga një besëprerje, që unë se quaj kështu. Deklarata e fundit që ka bërë janë shfajësimi, jo kërcënimi. Kërkon të gjendet gjuha e përbashkët. Politika e jashtme greke pavarësisht qeverive nuk ndryshon, është konstante.

E pyet një nga gazetare greke ‘keni kontradiktë në shtëpi?’, ‘patjetër se është arbanitase, është kokëfortë”, thotë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!