“Deklarata e Kim jo e rastësishme”, Mustafaj në “Log.”: Njerëzit janë lodhur nga zhurma e Ramës

schedule22:57 - 15 Prill, 2021

schedule 22:57 - 15 Prill, 2021

Analisti Besnik Mustafaj, në emisionin “Log.” me gazetarin e Endri Xhafo u shpreh se qytetarët tashmë janë lodhur nga zhurma dhe sjelljet arrogante të kryeministrit, Edi Rama.

“Unë besoj se njerëzit janë të lodhur nga zhurma dhe sjelljet arrogante të kryeministrit. Nga superioriteti, nga shumë gjëra që i ka të shtirura”, tha analisti.

Ndërsa sa i përket kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ai e vlerësoi si një njeri që këmbëngul për vendimin e tij.

I ndalur tek deklarata e ambasadores amerikane, Yuri Kim për zgjedhjet e 25 prillit, e cila u shpreh se personat që duan ndryshimin të votojnë ndryshimin, Mustafaj tha se termi ndryshim është fjalë kyçe e Partisë Demokratike dhe sipas tij nuk mund të jetë përdorur rastësisht nga ambasadorja amerikane.

“Unë e ndjek me vëmendje veprimtarinë e ambasadorëve në Tiranë. Në disa raste ambasadorja, por edhe paraardhësit e saj kanë qenë të afishuar shumë më qartë se sa ju takonte me qeverinë. Reagimet e fundit ishin qartazi mbajtje qëndrimi ndaj një presioni, duke theksuar se kush do ndryshimin le të votojë për ndryshimin.

Nëse bëjmë një analizë të thjeshtë mund të gjejmë përgjigje të ndryshme. Nga ana tjetër, termi ndryshim është fjalë kyçe e Partisë Demokratike dhe nuk besoj se është përdorur pa dashje, pra një deklaratë jo e rastësishme”, tha Mustafaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!