Vetëm 6 ditë para zgjedhjeve në Kosovë, deklarata e Grenell lidhur me marrëdhëniet Shqipëri Kosovë ka qenë epiqendra e komentimeve këtë të hënë.
Politologu dhe studiuesi Nexhmedin Spahiu në një lidhje Skype për ‘360 Gradë’ u shpreh se deklarata e Grenell është në vazhdën e diplomacisë amerikane dhe se Albini është një ‘djalë i padëgjueshëm’.
“Diplomacia amerikane është e tillë dhe unë mendoj që është në vazhdën e diplomacisë amerikane. Është përpjekur ta luajë. Albini është një djalë i padëgjueshëm, ne po i vëmë masa sanksione dhe ai po bën të vetën. Kosova ka marrë në kontroll veriun e Kosovës dhe nuk është kundër interesave, është pro interesave të SHBA. E lënë Kurtin të livadhis deri në momentin që i konvenon më pas i thonë a të kemi thënë. Kjo është politika që bën Amerika.”
Kapiten Dritan Goxhaj u shpreh se Grenell po nxjerr dufin ndaj Kurtit, duke dëmtuar jo vetëm të, por edhe Kosovën. Sipas tij, Kosova është oborri I SHBA dhe ata të lënë të lëvizësh si të duash.
“Nuk besoj se Grenell shpreh frymën e administratës, ka shfrytëzuar momentin të nxjerë dufin e tij ndaj tij duke dëmtuar Albinin, por po dëmton dhe Kosovën. Kosova nuk ka nevojë për partner sepse KFOR mund të heq edhe kryeministrin është çështje partnetriteti.
Kur bëri vizitën në SHBA, Kurti tha se kur Amerika kërcen ne them sa. Të gjitha këto veprime të Kurtit i ka bërë sepse ata i kanë shtrënguar litarin. Kosova është oborri i SHBA dhe ata të lënë të lëvizësh si të duash.”
Për ekspertin e gjeopolitikës Ledion Krisafin, deklarata e Grenell nuk është personale, por është qëndrim i administratës Trump. Sipas tij, një njeri kaq i afërt me Trump mund shpreh mendimin e administratës dhe nesër këto fjalë mund t’i thotë Trump.
‘Fjalët e Grenell mund të jenë duf, por nuk besoj se është personale, sepse Grenell ka një detyrë për misione speciale. Është një person i aftë dhe është pjesë e administratës së Trump. Këto fjalë nuk besoj se janë në aspekt personal, por mund të jetë në emër të administratës sepse një person që është i afërt me Trump, nesër mund t’i thotë Trump.”
/ abcnews.al