Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit i cili vlerësoi si synim parësor respektimin e ligjit.
“Jo shtet të bandave dhe oligarkëve, por shtet të ligjit dhe te lirise . Duam një Shqipëri si gjithe Evropa”, shkruan Paloka.
Statusi:
Edhe një here Departamenti Amerikan i Shtetit vendoset ne krah te shqiptareve dhe tregon se perse SHBA jane kampionet e lirise dhe demokracise ne bote.
“Ligji mbi te gjitha”…Kaq e thjeshte eshte dhe kete po kerkojne shqiptaret, kete po kerkon dhe opozita shqiptare ; rikthimin tek ligji, tek Kushtetuta dhe tek rregullat elementare te Demokracise.
Jo shtet te bandave dhe oligarkeve, po shtet te ligjit dhe te lirise . Duam nje Shqiperi si gjithe Evropa!/abcnews.al