Ismet Munishi është një nga trajnerët më karizmatikë në trojet shqiptare. Është si Guardiola në ide dhe lojë, Klopp në pamje dhe Mourinho në deklarata dhe prononcime në medie.
Trajneri i Ballkanit njihet për reagimet e shumta dhe fjalët e tij “therëse” postimet me “kunja”, që thotë herë pas here, por gjatë javëve të fundit humbjet ndaj Dritës e Ballkanit e kanë bërë të dalë disi nga vetja, duke kaluar edhe caqet e rregullores.
Së fundmi Komisioni i Disiplinës në Kosovë mësohet se ka gjobitur trajnerin e skuadrës nga Suhareka me 500 euro. Sipas Koha.net gjobës nuk i ka shpëtuar as Klodian Duro, për fjalët e tij të thëna në një nga emisionet sportive në Kosovë. Në një tjetër moment pritet t’i kemi më të specifikuara thyerjet e dy trajnerëve. /abcnews.al