Në një deklaratë për median Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, është shprehur se studentët bojkotues duhet të respektojnë ligjin dhe të lejojnë shumicën të zhvillojë mësim normalisht. Hoxha theksoi se studentët duhet të tregohen të përgjegjshëm për të respektuar të tjerët që duan mësim.
Senati i Univesitetit të Tiranës votoi për lirimin e menjëhershëm të fakultetit të Drejtësisë nga një grup studentëshqë prej javësh tashmë qëndrojnë të ngujuar. Vendimi u mor pa asnjë votë kundër.
Senati i Universitetit të Tiranës do t’i drejtohet studentëve të ngujuar në Fakultetin e Drejtësisë që të lirojnë mjediset universitare.
Vendimi u mor në mbledhjen e 1 shkurtit në të cilën Dekani i këtij fakulteti ka folur dhe për kushtet e papërshatshme për të zhvilluar leksione në klasat e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” ku janë zhvendosur studentët.
Në rast se studentët e ngujuar nuk do t’i përgjigjen kërkesës së Senatit të Universitetit të Tiranës për mënyrën e reagimit ky i fundit do të vendosë në një tjetër mbledhje.
Ndërkohë Senati i Universitetit të Tiranës i kërkon qeverisë të rishikojë vendimet dhe urdhrat e Këshillit të Ministrave dalë në fundin e dhjetorit të vitit të shkuar, pasi vlerëson se shfaqin probleme. /abcnews.al