Degradimi i Parkut të Viroit, liqeni si kënetë, banorët: S’ka siguri për fëmijët, duhej një gardh me hekura

schedule16:44 - 18 Qershor, 2022

schedule 16:44 - 18 Qershor, 2022

E vetmja hapësirë që ofron gjelbërim në qytetin e Gjirokastrës është Parku Natyror i Viroit. Siç shihet nga pamjet liqeni prej ndotjes ngjan më shumë me një kënetë. Dikur gjirokastritët dhe turistët bënin e plazh tani as që nuk bëhet fjalë.

“Në atë kohë ishte shumë I pastër, kishte varka. Tani më duket një pisllëk. Laheshin të gjithë, bëni banjo, hidhte shteti rërë. Është mbushur me qenër. Liqeni shumë I ndotur, nuk I bëjnë pastrim. Atëherë kishte tualete, kabina ishte çdo gjë, ishin të gjitha të sistemuara. Emri I ka ngelur dhe shkurre. Bashkia duhet të verë dorë ta rregullojë.”

Një problem tjetër për prindërit është mungesa e sigurisë për fëmijët. Zona rreth liqenit nuk ka asnjë element sigurie.

“Duhet të kishte gardhe me hekura, që të kishim siguri për fëmijët. Se të kalosh me një fëmijë mund të të shpëtojë nga dora dhe të bie.”

Një problem tjetër janë dhe pemët. Konsiderohen problematike nga specialistët pranë Bashkisë së Gjirokastrës që vite më parë kanë urdhëruar prerjen e tyre pasi parqesin rrezikshmëri të lartë për vizitorët për arsye se janë të kalbëzuara.

Pemët jo vetëm që nuk janë prerë, por siç duket nga pamjet disa janë gati për të rënë. Në këtë zonë banojnë rreth 30 familje. Një prej banorëve thotë se vetëm emri I ka ngelur pikë turistikë, pasi prej vitesh nuk është bërë asnjë investim.

“Si arrijmë ne pikat turistike, s’ka ujë, s’ka rrugë. Jemi të humbur! Ç’pikë turistike është kjo, nuk çan njeri kokën. Në dimër është më keq, dalin përrenjtë.”

Nga Gjirokastra për tek Parku I Viroit duhet të udhëtosh 4 km larg Gjirokastrës. Prej mungesës së vëmendjes së zyrtarëve vendore dhe qendrorë kjo zonë po degradon. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!