“Degjenerim i femrës shqiptare”, Gold Ag sqaron deklaratën që bëri për Tunën

schedule10:54 - 5 Tetor, 2020

schedule 10:54 - 5 Tetor, 2020

Një deklaratë që Gold Ag bëri për Tunën e ka bënë reperin në qendër të kritikave, teksa e cilësoi si një “degjenerim i femrës shqiptare”, pasi ka kënduar më përpara në gjuhën serbe. “Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam qejf që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk e dua se ka kënduar serbisht më përpara.”, tha reperi.

Por, pas kritikave të shumta duket se reperi ka reflektuar dhe ka bërë një reagim publik në rrjete sociale. Teksa ka shkëputur një video nga emisioni ku bëri deklaratën, reperi thotë se nuk e ka fyer dhe nuk do e fyejë pasi është një nënë, por sipas tij “tregova që nuk kam dëshirë që asnjë lloj prezantimi i këngëve të prezantohet para motrave e nënave tona.”

 

View this post on Instagram

 

Vllezër e motra, i pash disa komente që pse e ke fy Tunën në intervistë te Luana Vjollca.Në asnjë gjysëm fjale se kam fy e as nuk do ta fy asnjëherë më se tash ajo është një nënë.Kur më pyetën për arsyen, thjeshtë tregova që skam pas qef asi lloj prezentimi i këngëve të prezentohet para motrave e nënave tona.Kjo përgjigje është për ju që that që ofendova por më së shumti për Tunën le ta din që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t’ma dhuronin gjithë botën lere më për lojë.

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Vëllezër e motra, i pashë disa komente që përse e ke fyer Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale se kam fy e as nuk do ta fyej asnjëherë më tani se ajo është një nënë. Kur më pyetën për arsyen, thjesht tregova që nuk kam dëshirë që asi lloj prezantimi i këngëve të prezantohet para motrave e nënave tona.

Kjo përgjigje është për ju që thatë që ofendova por më së shumti për Tunën le ta dijë që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t’ma dhuronin gjithë botën lëre më për lojë”, ka shkruar Gold Ag. xh.d/abcnews.al