“Defender Europe 21”, Osmani dhe Kurti ndjekin nga afër stërvitjen

schedule13:16 - 28 Maj, 2021

schedule 13:16 - 28 Maj, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po qëndrojnë në Aeroportin e Gjakovës, ku po njoftohen prej afër me aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.

Osmani në këtë vizitë shoqërohet nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili ka qenë i veshur me uniformë të FSK-së, si dhe është parë duke i analizuar armët.

Krerët e institucioneve do t’u adresohen sot ushtarëve në kampin ushtarak, ku prej 10 ditësh po qëndrojnë pjesëtarët e Forcës që janë pjesë e “Defender Europe 21”.

Operacionet e FSK-së në kuadër të kësaj stërvitje kanë filluar prej 17 majit dhe po zhvillohen në Devë e Babaj të Bokës, në Gjakovë.

Ndërkohë pjesë e kësaj stërvistje janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!