“Defender 21” nis zyrtarisht sot, Kim: E kënaqur që shoh anijen “Bob Hope” të arrijë në Durrës

schedule12:28 - 26 Prill, 2021

schedule 12:28 - 26 Prill, 2021

Stërvitja “Defender21″, më e madhja në Ballkanin Perëndimor nis zyrtarisht ditën e sotme. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një postim në Twitter ka publikuar foto momenti kur anija “USNS Bob Hope” arrin në Durrës.

Kjo anije, shkruan diplomatja amerikane, mban më shumë se 800  pajisje të cilat do të përdoren gjatë stërvitjeve. Dy anije të tjera me pajisje pritet që të vijnë në Shqipëri.

Stërvitja “Defender21″do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi. Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, që do të vënë në dispozicion të stërvitjes edhe mjete ushtarake. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!