Defekti i softuerëve: Kërcënimi më i madh i dekadës së fundit

schedule11:42 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 11:42 - 11 Dhjetor, 2021

Një cenueshmëri kritike në një softuer të përdorur gjerësisht,  i vënë re në lojën online Minecraft po shfaqet me shpejtësi si një kërcënim i madh për organizatat në mbarë botën, shkruan The Guardian

“Interneti është në kaos tani,” tha Adam Meyers, nënkryetar i inteligjencës në firmën e sigurisë kibernetike Crowdstrike. Ai tha të premten në mëngjes se në 12 orët që nga zbulimi i ekzistencës së virusit, hakerat kishin zhvilluar dhe shpërndarë mjete për ta shfrytëzuar atë.

I njohur si “Log4Shell”, mund të jetë cenueshmëria më e keqe e kompjuterit e zbuluar ndër vite. Nëse nuk rregullohet, ai u jep kriminelëve, spiunëve dhe fillestarëve të programimit njësoj qasje në rrjetet e brendshme ku ata mund të grabisin të dhëna të vlefshme, të fshijnë informacione të rëndësishme dhe shumë më tepër, raporton abcnews.al

Ekspertët thanë se lehtësia ekstreme me të cilën ky defekt lejon një sulmues të hyjë në një server nuk kërkohet fjalëkalim dhe është pikërisht  kjo që e bën  kaq të rrezikshëm. Studiuesit raportuan se gjetën prova se ky defekt mund të shfrytëzohej në serverë nga kompani të tilla si Apple, Amazon, Twitter dhe Cloudflare.

Sullivan i Cloudflare tha se nuk kishte asnjë indikacion që serverët e kompanisë së tij ishin  të rrezikuar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!