Dedja: Skuadra po rritet, nuk e kuptoj pse s’i japin penallti Vllaznisë!

schedule23:03 - 11 Korrik, 2020

schedule 23:03 - 11 Korrik, 2020

Vllaznia nuk ia doli të merrte pikë në transfertën korçare, edhe pse zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Skënderbeu i Dajës fitoi 2-1 dhe evitimi i vendit të tetë nga kuqeblutë është shumë i vështirë. Trajneri i ekipit shkodran, Hysen Dedja analizoi ndeshjen në prononcimin e dhënë për Supersport, duke prekur disa tema.

NDESHJA – “Kishim motive më të mëdha se Skënderbeu, që është një skuadër e fortë dhe luan mirë futboll. S’na takonte ky rezultat, goli i parë erdhi nga rreshtimi i keq i Krujës, ndëra i dyti nga gabimi i Lekajt. Mbeta i kënaqur nga loja dhe i përgëzova djemtë. Ka rritje, ka dëshirë për të luajtur, nuk është Vllaznia e ditëve të para. Më vjen keq që jemi në këtë situatë”.

ARBITRIMI – “Ishte marrja e topit me dorë në zonë, më thanë djemtë. Është e disata herë që nuk na japin penallti për ne, ndërsa kundër na japin. Është e habitshme që nuk na japin penallti. Është pengim me dorë, futbollisti kalon dhe mund të marrë topin. Po të ishte në mes të fushës do jepej faull, në zonë ngurrojnë”.

PLAY-OUT – “Është përgjithësi e madhe, kuptohet. Jemi emër i rëndë dhe fanellë e rëndë. Më vjen keq që jemi në këto ujëra. Na ka zënë ky problem, por do të rritemi. Kjo gjë më jep shpresë dhe më kënaq. Duhet të jemi të mirë përgatitur për atë takim që mendohet se do të bëjmë”.

AKADEMIA – “Jam para faktit, nga Akademia kemi kohë të hedhim sytë. Djemtë që kanë aktualisht janë të angazhuar. Më erdhi keq për Gligorov, edhe pse u tregua profesionist duke kërkuar largimin pas përfundimit të kontratës”.

SHERRI – “Gjeta portierin tjetër, bëri dy-tre gabime. Në stërvitje i vura në baraspeshë dhe në fund fitoi Sherri. Ramadani? Mund ta kem shikuar tre herë në stërvitje individuale”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!