Dedja: Sa shumë raste të humbura, të rikuperohemi për Besëlidhjen

schedule20:19 - 29 Korrik, 2020

schedule 20:19 - 29 Korrik, 2020

Vllaznia e mbylli sezonin e Superiores me një barazim 1-1 kundër Flamurtarit në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë mësuan kundërshtarin që do të kenë përballë në finalen e “play-out”. Ekipi shkodran do të diskutojë qëndrimin në Superiore me Besëlidhjen, që mposhti 3-2 Pogradecin ditën e sotme.

Trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja foli për Supersport pas barazimit ndaj kuqezinjve, duke deklaruar se ndikoi gjendja jo e mirë psikologjike dhe temperaturat e larta, teksa theksoi se djemtë e tij humbën shumë raste për gol.

Në këtë ndeshje nuk kishte rëndësi rezultati, por ishte vetëm për rritjen e formës së lojtarëve dhe lojës në grup. Shpërdoruam shumë, sidomos gjatë pjesës së parë. E megjithatë, unë po ia lë gjendjes jo të mirë psikologjike dhe temperaturave të larta. Energjitë t’i lëmë për ndeshjen e së mërkurës, ku do të presim Besëlidhjen“, deklaroi trajneri i ekipit shkodran. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!