Dedja: Fanella e Vllaznisë është e rëndë, do ketë ndryshime me Bylis

schedule14:20 - 14 Qershor, 2020

schedule 14:20 - 14 Qershor, 2020

Vllaznia pret Bylis nesër në “Loro Boriçi” (17:00) dhe fitorja është alternativa e vetme. Ndeshja e parë në kampionat për Hysen Dedjen, i cili u rikthye pak ditë më parë në stolin shkodran dhe e nisi me duelin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë kundër Teutës (2-2).

Skuadra shkodrane duhet të evitojë vendin e tetë, që të dërgon në finalen e “play-out”. Përqendrimi te ndeshja e nesërme është maksimal dhe trajneri i Vllaznisë flet për diçka të tillë në konferencën për shtyp.

VLLAZNIA – “Unë interesohem për jetën personale të lojtarëve. Vazhdimisht kam folur me mjekun në analizat në grup, për qëllimin tonë dhe atë barrë të rëndë që e thonë edhe sportdashësit jashtë Shkodrës. Fanella e Vllaznisë është barrë e rëndë“.

DUELI – “Mendoj se nesër do shfrytëzojmë fushën tonë pa asnjë shenjë euforie dhe do të tregojmë cilësitë tona. Do ketë pak lëvizje në formacion nga ndeshja për Kupë me Teutën”.

KUPA – “Unë dhe skuadra jemi të përqendruar në ndeshjen e nesërme me Bylisin. Do doja shumë t’i përgjigjesha pyetjes suaj në lidhje me luftën në dy fronte, por le të fokusohemi te Bylis”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!