Një vit më parë, Chrissy Teigen dhe John Legen humbën fëmijën e tyre të tretë që prisnin të vinte në jetë. Modelja pësoi hemoragji gjatë shtatzënisë dhe për pasojë, djali që kishin vendosur ta quanin Jack, nuk mundi të mbijetonte. Një vit pas, modelja i ka kushtuar disa fjalë prekëse vogëlushit të saj, të cilin nuk mund ta përqafonte.
“Dedikuar djalit që gati e kishim. Një vit më parë më dhurove dhimbjen më të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund të mbijetoja çdo gjë, edhe nëse nuk do ta doja. Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove për të më bërë të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupat tanë janë të çmuar dhe jeta është një mrekulli.
Ata më thanë se do të ishte më e lehtë, por kjo nuk ka filluar akoma. Mami dhe babi të duan përgjithmonë.”, ka shkruar modelja. Kujtojmë që modelja dhe këngëtari kanë dhe dy fëmijë të tjerë, një djalë dhe një vajzë.
/abcnews.al