Dede: Nuk kemi pikë sa duhej, por me rivalët direkt kemi bërë mirë

schedule23:16 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 23:16 - 24 Dhjetor, 2020

Emisioni “Pressing” është rikthyer ditën e sotme dhe në studio i ftuar është trajneri i Tiranës, Nevil Dede. Ai shprehet se skuadra e tij nuk ka pikë sa duhej, por ka bërë mirë ndaj kundërshtarëve direkt.

“Është kampionat i fortë, shumë skuadra kanë investuar dhe janë seriozë. Nuk ka shumë diferenca. Nuk kemi arritur pikët e duhura, por me rivalët kryesore nuk është se kemi bërë keq.

Tirana ka shumë elemetë të rinj nga akademia. Ka shumë prurje të reja dhe në një skuadër të tillë edhe t’i harmonizosh. Pandemia dhe bojkoti sollën efektin e tanishëm. Ka edhe disa klube që e kanë menduar më gjatë dhe kanë sjellë shumë lojtarë.

Unë mendoj se në çdo kampionat renditja është e vërtetë. Në fund të kampionatit është 100% e vërtetë, tani është 70%. Ajo që vihet re është fakti se ekipet e vogla kanë fituar pikë dhe kush nuk ka gabuar me të voglat është në krye”, u shpreh Dede në fjalën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!